Arrestohet një 53-vjeçar në Tabanoc, i gjenden monedhe të vjetra

Arrestohet një 53-vjeçar në Tabanoc, i gjenden monedhe të vjetra

Policia mbrëmë e arrestoi një 53-vjeçar nga Shkupi në vendkalimin kufitar Tabanoc në automjetin e së cilit janë gjetur 23 monedha të vjetra dhe rreth 12 mijë euro.

“Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Tabanocë sot në orën 00:25 e kanë privuar nga liria Z.T. (53) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve të Qendrës rajonale të punëve kufitare Jug, pas çka, me urdhër gjyqësor, në bashkëveprim me nëpunësit kufitar është kryer kontroll i automjetit “mercedes” me targa holandeze, të cilin e ka drejtuar.

Më pas, në automjet janë gjetur dhe janë marrë 23 monedha të vjetra të ndryshme dhe 11.800 euro”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button