Arrestohet një bandë e vjedhësve në Greqi, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë


Policia greke ka shkatërruar një organizatë e cila udhëhiqej prej tre shtetasve shqiptarë të moshave 21 dhe 40-vjeç dhe një femër greke 21-vjeç.

Banda shqiptaro -greke u arrestuan në flagrancë, në momentin që po grabisnin pasagjerë në aeroportin e Athinës.

“Banda përdorte metodën çorientimit, duke përdorur 21 vjeçarën greke dhe një 37 vjeçar shqiptar për t’i hutuar me pyetje pasagjerët që udhëtonin në aeroportin më të madh të vendit, dhe në vazhdim një tjetër anëtar i organizatës iu rrëmbente atyre çantat dhe sendet me vlerë duke u zhdukur në çast” thuhet sipas autoriteteve greke.

“Ndërkohë që shtetasi tjetër shqiptar 40 vjeç,i largonte sendet e vjedhura me automjetin e tij. Prej kontrollit që iu bë anëtarëve të organizatës, iu gjetën shuma kesh 4 mijë e 250 euro,një sasi lekësh shqiptarë, mjete që përdoren për thyerje banesash, dokumente udhëtimi të vjedhura si dhe dhjetëra sende me vlerë të grabitura prej udhëtarëve”.

Kjo ishte banda e parë që operonte në aeroportin më të madh të vendit. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie./TCh/

LEXO EDHE:

Back to top button