Arrestohet një banor i Haraçinës, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Policia dje diku rreth pres 13:00 në atarin e Komunës së Gazi Babës ka privuar nga liria 33 vjeçarin A.B. nga Fshati Haraçinë e Shkupit. Personi në fjalë kërkohej me flet-arrest për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muajve, për shkak të veprës penale “trafik me migrantë”. Sipas MPB-së, personi në fjalë do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.