Arrestohet një femër te Ambasada e Zvicrës në Kosovë
Alsat
31.08.2020 10:41
Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës para Ambasadës së Zvicres në Prishtinës, pasi ajo nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.
Sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, arsyeja e arrestimit të saj ishte pasi ajo duket se kundërshtonte procedurat që kishte kjo ambasadë.