Arrestohet një gjerman, i cili për xhelozi ka dëmtuar 260 makina të shtrenjta

Një 28-vjeçar gjerman është arrestuar në qytetin gjerman të Karlsruhes, pasi pranoi se kishte gërvishtur ose dëmtuar rreth 260 makina në vetëm pak ditë. Ai ka shkaktuar dëme mbi 500 mijë euro.

Djali është vetëdorëzuar në polici duke pranuar se ka bërë dëm dhe shkak për këtë ka qenë xhelozia. Gjermani shpjegoi se ishte xheloz për pronarët që drejtonin makina të shtrenjta dhe se kishte “probleme personale” Makinat e shtrenjta të parkuara në qendër të qytetit përballë selisë së gjykatës më të lartë penale dhe kushtetuese të Gjermanisë janë dëmtuar. I dyshuari tashmë ishte dënuar dhe liruar nga burgu në vitin 2021, tha policia.

LEXO EDHE:

Back to top button