Arrestohet një italian, bëri thirrje për dhunë ndaj hebrenjve

Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar një 22-vjeçar nga qyteti i Savona në veri të vendit për gjoja krijimin e një shoqate kriminale Suprematiste të bardhë për kryerjen e veprimeve terroriste.

Ai akuzohet gjithashtu për përhapjen e propagandës supremaciste të bardhë dhe nxitjen e njerëzve për të kryer krime për shkak të diskriminimit racor, raporton ANSA.

Hetuesit thanë se ai shkroi dhe shpërndau dokumente neo-naziste dhe antisemitike në internet duke kërkuar një revolucion të dhunshëm kundër “shtetit të pushtuar nga Sionistët” dhe eliminimin fizik të hebrenjve.

Duke folur në internet, ai dyshohet se tha se donte të bënte krime të tilla si masakrat e kryera në ishullin Utoji në Norvegji më 2011 dhe në Christchurch në Zelandën e Re më 2019.

Në bisedime, ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve për të kryer masakra shkollore dhe vrasje masive të “tradhtarëve të racës”, duke sakrifikuar jetën e tyre nëse ishte e nevojshme.

Agjencia deklaron se në lidhje me këtë rast, policia kontrolloi gjithashtu shtëpitë e 12 personave të lidhur me 22-vjeçarin në Genova, Torino, Cagliari, Cesena, Palermo, Perugia, Bolonja dhe Cuneo.

I dyshuari dyshohet se ishte frymëzuar nga organizata amerikane “Atomwafen Division” dhe ajo naziste “Waffen-Sh”, raporton ANSA./KosovaPress

LEXO EDHE:

Back to top button