Arrestohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer vjedhje në bastore

Arrestohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer vjedhje në bastore

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se kanë ndaluar një 36-vjeçar nga Tetova i cili dyshohet se ka kryer vjedhje.

“Më 17.09.2024, në ora 18:30 në Shkup, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, inspektorët nga DPB Qendër dhe Bit Pazar nën SPB Shkup kanë ndaluar S.A. (36) nga Tetova, i cili ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” në bastore dhe objekte më të vogla tregtare në territorin e Shkupit. Gjatë bastisjes iu gjet një bisturi dhe para nga krimet. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, ndaj S.A. do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button