Arrestohet një person nga Reçica e Tetovës, dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit

Sot (15.10.2020) rreth orës 10:00 në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë, në bazë të urdhrit gjyqësor e kanë privuar nga liria 28 vjeçarin SH.Z. nga f. Reçicë e Vogël, i dënuar me dënim me burg prej dy viteve për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.

SH.Z. do të shoqërohet në burgun e “Idrizovës” në Shkup për vuajtjen e dënimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button