Arrestohet një person nga rrethi i Tetovës, akuzohet se ka ndezur zjarr në një arë
Arrestohet një person nga rrethi i Tetovës, akuzohet se ka ndezur zjarr në një arë

Nëpunësit e policisë dje orën 21.00 në afërsi të një pompe benzine në Tetovë e privuan nga liria74 vjeçarin S.S. nga f. Reçicë e Vogël. Ai rreth orës 20 në arrën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arrë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave.
“Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, informojnë nga MPB-ja.