Arrestohet një person nga Shkupi, ja për çka akuzohet

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se dje në ora 15:00 ka arrestuar 55-vjeçarin nga Shkupi pasi i njëjti kërkohej me fletarrestim qendror.

“Më 02.12.2021 në ora 15.00 në rrugën “Vllezërit Çarkevi” policia ka privuar nga liria 55 vjeçarin S.D. nga Shkupi. Ai kërkohej me fletarrestim qendror për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 297 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button