Arrestohet një person nga Tetova, konfiskohet marijuhanë

Mbrëmë (18.02.2021), diku rreth orës 20:50 në rrugën rajonale Volkovi-Tetovë, në Çellopek policia ka privuar nga liria personin I.S. 20 vjeçar nga fshati Trebosh, sepse gjatë bastisjes së tij dhe kontrollit ndaj makinës “Golf” me targa të Tetovës të drejtuar nga B.I. 40 vjeçar nga Tetova është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button