Arrestohet për dhunë në familje, sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion

Një 70 vjeçar me inicialet G.N është arrestuar sot në mesditë në Graqanicë, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje.

Sipas Policisë, pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë.

“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarkohet me veprat dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button