Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrij Pavelko, është arrestuar për keqpërdorime financiare. Mediat ukrainase raportuan se njeriu i parë i futbollit ukrainas, Pavelko, përfundoi pas hekurave. Ndaj tij është ngritur akuza për përvetësim të fondeve për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e barit artificial për fushat e futbollit.
Informacionet thonë se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 60 ditësh pa mundësi lirimi. Ai është vendosur në qendrën e paraburgimit në Ukrainë.
I akuzuar është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Yuriy Zapisotsky.








