Arrestohet pronari i lokalit ushqimor ku dhjetëra njerëz u helmuan

Arrestohet pronari i lokalit ushqimor ku dhjetëra njerëz u helmuan

Ka arritur në 63 numri i personave të helmuar nga ushqimi në Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.

“Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:

Back to top button