Arrestohet sërish portieri legjendar i Gjermanisë
Legjenda e Arsenalit, Jens Leman, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur. Veterani i Arsenalit u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Munih të dielën. Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton “Bild”.
Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-asi i “Emirates “nuk ishte më në gjendje të frynte dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme. Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.
Leman u fotografua më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival. Leman, është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.
Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400.000 euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg. Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Munihut.