Arrestohet shoferi i autobusit nga Maqedonia – Ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro

Arrestohet shoferi i autobusit nga Maqedonia - Ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro

Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro – përfundon i arrestua

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, njëherësh dhe shofer autobusi, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

LEXO EDHE:

Back to top button