Arsenali dhe Arteta kërkojnë transferimin e portierit nga Kosova

Aaron Ramsdale pritet të largohet në verë nga Arsenali, pasi ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e David Raja-s. Portieri anglez ka shumë oferta dhe pritet të mbetet në Premier Ligën, me Çellsin që është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij. Gjithsesi Arsenali pritet ta zëvendësojë anglezin me një portier nga Kosova dhe fjala është për Diant Ramajn që aktivizohet me Ajaksin.

Ka qenë gazetar anglez Stiv Kaj që ka thënë për “Football Transfers” se Ramaj është në listën e dëshirave të Arsenalit dhe se vlera e tij kushton 15 milionë euro. Sipas gazetarit anglez, Arsenali e ka pëlqyer kosovarin edhe sa ishte pjesë e skuadrës gjermane Aintraht Frankfurt.

“Arsenali e pëlqente Diant Ramajn edhe kur ishte në Aintraht Frankfurt. Ai është i mirë në top, diçka që Mikel Arteta me siguri e dëshiron. Ramaj është gjithashtu i shkëlqyer në pasimet e gjata ndaj sulmuesve dhe mund të jetë portier i përsosur në Arsenal.

“Ramaj është gjithashtu një i gjatë, është trim kur del për të kërkuar krosime etj.Për vlerën e tij më thanë se nuk do të kushtonte shumë. Më kanë përmendur një tarifë prej 15 milionë eurosh ”, ka konfirmuar Stiv Kej në “Football Transfers”. 22-vjeçari iu bashkua Ajaksit për pesë milionë euro nga Frankfurt, derisa këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me fanellën e gjigantit holandez.

LEXO EDHE:

Back to top button