Arsenali dhe Çellsi në garë për sulmuesin e Sportingut

Beteja mes Arsenalin dhe Çellsit për të siguruar sulmuesin suedez të Sportingut, Viktor Gojkeres, nuk ka për të qenë e lehtë. Jo vetëm se do të jetë një konkurrencë e fortë mes dy ekipeve londineze por edhe për faktin se portugezët kërkojnë 100 milionë euro për të.

25-vjeçari po shkëlqen në debutimin e tij në kampionatin portugez, duke realizuar në total 36 gola e 13 asist në 40 ndeshje (22 gola në kampionat). Kjo e ka bërë Gojkeres padyshim si lojtarin më të mirë të këtij sezoni dhe shumë të dëshiruar nga skuadrat “big” në Europë.

Këto shifra janë të pabesueshme në të gjithë Europën, ndaj dhe suedezi ka ngjallur kureshtje. Mediat portugeze konfirmojnë se Sporting nuk do ta shesë atë për më pak se 100 milionë euro, çka do të thotë se ekipet duhet të mendohem mirë para se ta marrin.

LEXO EDHE:

Back to top button