Arsenali do të vendos rekord të klubit për të firmosur Deklan Rajsin

Arsenali dhe Uest Hemi janë afër marrëveshjes me vlerë më të madhe se 100 milionë paund për drejtuar Deklan Rajsin nga Uest Ham te “Topxhinjët”.
Sipas “The Guardian”, skuadra e Uest Hemit e ka pranuar se do të humbasë Rajsin dhe Arsenali është gati ta bëjë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e tyre.
Një ofertë ende nuk është dorëzuar, por raporti shton se bisedimet mes klubeve po përparojnë pa probleme dhe ka besim se marrëveshja do të finalizohet së shpejti. Arsenali e ka bërë Rajsin objektivin e tyre kryesor dhe nuk do të përballet me asnjë problem kur bëhet fjalë për kushtet personale.