Arsenali fillon bisedimet e yllin gjerman, cak i transferimit të Barcelonës dhe Real Madridit

Gazetari i “Sky Germany”, Florian Pletenberg, ka zbuluar se “Topçinjtë” synojnë të shtojnë në radhët e tyre objektivin e Barcelona-s dhe Real Madrid-it.
“Për disa ditë, Arsenali ka qenë një nga klubet me interes konkret për Joshua Kimmich dhe ka zhvilluar bisedime. Topçinjtë dëshirojnë ta nënshkruajnë atë si një transferim me kosto zero,” ka shkruar Pletenberg ne “X”.
Duke hedhur më shumë dritë mbi të ardhmen e objektivit të Barcelona-s, Plettenberg shtoi se ai ka marë ofertë konkrete, që e ka ndaluar atë të firmos me bavarezët.
“Kimih tani ka marrë dy oferta me shkrim nga jashtë. Një nga Premier Liga. Kjo është arsyeja kryesore pse ai heziton të nënshkruajë një marrëveshje të re me Bajernin të paktën deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 18 milionë sterlina bruto/vit”.
Deri më tani këtë sezon, Kimih ka ka shënuar një gol dhe ka dhënë 10 asiste për bavarezët në 36 ndeshje.