Arsenali “forcon” ofertën për mesfushorin spanjoll te Real Sosiedati
Arsenali ka qenë në bisedime me Real Sosiedadin prej disa kohësh për mesfushorin Mikel Merino, dhe duket se marrëveshja është drejt përfundimit. 27-vjeçari i ka thënë ekipit bask se dëshiron të transferohet në Londër dhe tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Topçinjtë”.
Klubi bask i ka ofruar Merinos një kontratë të re, por ai e ka injoruar atë ofertë, dhe si i tillë Sosiedadi detyrohet ta shesë ose ta humbasë atë falas verën e ardhshme, me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij. Sipas gazetarit Matteo Moretto, Arsenali është afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për Merinon, e cila do të jetë rreth 30 milionë euro, por mund të rritet në 35 milionë euro duke përfshirë bonuset.
Kjo konfirmohet nga gazeta “Marca”, e cila citon një raport nga “El Diario Vasco”, duke thënë se bisedimet janë në shtrirjen përfundimtare dhe duke verifikuar këto shifra. Duke pasur parasysh situatën e tij të kontratës, Sosiedadi pa dyshim do ta konsiderojë atë një marrëveshje të mirë për Merinon, nëse ata mund ta arrijnë atë.