Arsenali gati të bëj goditjen e dyfisht në merkaton e verës

Arsenali është duke u shfryrë në pjesën më vendimtare të këtij sezoni në Premier Ligë. Duke parë se ku çalojnë, drejtuesit e klubit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, duke filluar punën për merkaton e verës.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Daily Mail”, “Gunners” janë plotësisht të sigurt në aspiratat e tyre për të transferuar Deklan Rajs. Mesfushori anglez është kthyer një nga shtyllat e Uest Hemit, ndërsa operacioni i këtij transferimi mund të kushtojë 100 milionë euro.

Arsenali është vënë në gjurmët edhe të Mejson Mauntit i cili ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit të tij me Çellsit. Për sa i përket hipotetike për Arsenalin, as ajo nuk duket tamam e përballueshme financiarisht. Përveç faktit monetar, do u duhet të përballojë edhe konkurrencën e Liverpullin dhe të Man. Siti. Për të kryer të dyja nënshkrimet e shtrenjta, drejtuesit e Arsenal do të duhet të shesin Balogu, Granit Xhaka-n dhe Kieran Tiernejit.

LEXO EDHE:

Back to top button