Arsenali gati të shes katër futbollist për të marë sulmuesin e Brentfordit

Arsenali i Mikel Artetas është i gatshëm të shesë katër lojtarë në mënyrë që të financojë një transferim në janarit. Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney do të rikthehet në aksion këtë dimër pas përfundimit të dënimit për shkeljen e rregullave të basteve të FA. Toney është gati të kthehet në aksion pas 20 golave në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Arsenali po udhëheq garën për nënshkrimin e tij përpara rivalëve Çellsi dhe Man. Junajted. Sipas “The Athletic”, Mikel Arteta dhe Arsenali aktualisht janë të penguar nga rregullat e “Fair Play Financiar”. “Gunners”-at shpenzuan mbi 200 milionë euro gjatë verës për Deklan Rajsin, Jurien Timber dhe Kai Havertz. Këtë pritet ta bëjë edhe me blerjen përfundimtare të Dejvid Rajas për 35 milionë euro vitin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se Arsenali do të duhet të shesë përpara se të mund të bëjë një ofertë për Toney që vlerësohet mbi 100 milionë euro nga trajneri i Brentford, Tomas Frank. Dhe Arteta thuhet se është e përgatitur të heqë deri në katër lojtarë për të mbledhur fonde. Sipas mediave angleze, këtu mund të përfshihet edhe portieri i Anglisë, Aaron Ramsdale. Tomas Parti, Emill Smit Rou dhe Edie Nketiah, pritet të jenë në këtë listë