Arsenali gjen zëvëndësiminpër Saka-n e lënduar, kostoja është 50 mln euro

Pas dëmtimit të sulmuesit Bukajo Saka, që pritet të mungojë deri në shkurt, tek Arsenal ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. I pari në listën e trajnerit Mikel Arteta është sulmuesi brazilian Mateus Kunja.

25-vjeçari, që luan me Vulverhemptonin në Premier Ligë, kosndierohet si elementi i duhur, lajm që konfirmohet nga “Daily Telegraph”. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Vulverhemptonin dhe kostoja e kartonit të tij është 50 milionë euro.

“Topçinjtë” synojnë ta sjellin Kunja-n që në janar, por duket se klubi i tij po pret edhe oferta të tjera. Interesi për brazilianin është i madh, teksa këtë sezon ka realizuar 10 gola në Premier Ligë në 18 ndeshje.

Lidhja e Arsenal me Kunja-n vjen gjithashtu edhe me dëmtimin e Rahim Sterlingut, ndaj dhe opsionet e Arteta-s në repartin e avancuar janë të kufizuara. Klubet janë në bisedime për të mbyllur një marrëveshje që në ditët e para të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button