Arsenali kërkon sulmues të “lirë”, mes tyre është edhe ish sulmuesi i Çellsit

Dëmtimi i Kai Havertz, që me shumë gjasa nuk do të rikthehetë luajë më këtë sezon, e ka lënë sulmin e Arsenal pa asnjë lojtar. Më herët janë dëmtuar edhe Bukajo Saka dhe Rahim Sterling, ndaj trajneri Mikel Arteta po kërkon zgjidhje alternative.

Nga ana tjetër, klubi londinez është duke kërkuar në merkato për një sulmues të lirë. Për momentin janë disa opsione. I pari në listë është ish-sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz. 31-vjeçari është pa klub që nga largimi nga Sevilja në verë.

Dy emra të tjerë janë dy ish-lojtarë të Arsenal, Karlos Vela dhe Lukas Perez, të dy pa klube për momentin. Gjithsesi, emri më i rëndësishëm është ai i Diego Kosta. Ish-sulmuesi i Çellsit, tashmë 36 vjeç, është i lirë pas largimit nga Gremio në dhjetor.

Ndër emrat e tjerë që po shqyrtohen janë sulmuesi i Uruguait, Maksi Gomes, ish-sulmuesi i Monako-s, Visam Ben Yeder dhe ish-sulmuesi i Renxhersit, Kemar Rofe. Të gjithë të gatshëm për muajt e mbetur të sezonit dhe lehtësimin e krizës së Arsenal.

LEXO EDHE:

Back to top button