Arsenali kërkon sulmuesin e Interit, gati ka 80 mln euro

Lautaro Martinez, autori i 21 golave në këtë sezon (si në sezonin 2019/20), pavarësisht një periudhe prej pothuajse dy muajsh pa gola, pëlqehet shumë në Spanjë dhe Angli.
Në La Liga e do Atletiko Madrid i Simeone-s, i cili e pëlqen prej kohësh lojtarin. Në Premier duket se janë të paktën tre klube të interesuar për sulmuesin. Një është Totenham-i i Konte-s, qëka provuar ta marrë një vit më parë me një ofertë prej 80 milionë eurosh. Një ofertë që është refuzuar nga Suning, pasi ishin shitur Hakimi dhe Lukaku.
Në këto muaj janë futur në garë edhe Mançester Junajtedin me Arsenal-in. Arteta do një sulmues të madh duke parë largimin e mundshëm të Lakazete (me kosto zero) dhe shitjen e Aubamejang te Barcelona.
I preferuari i trajnerit të londinezëve është Gabriel Hesus, por arritja e një marrëveshje me Man. Siti-n nuk do të jetë aspak e lehtë. Më e lehtë të arrihet te numri 10 i zikaltërve. Ky, sipas “The Times”, është plani B i “Topçinjve”.
Megjithatë, për të bindur zikaltrit do të duhet një shumë e rëndësishme. Sipas “Daily Mirror”, kampionët në fuqi të Italisë kërkojnë 80 milionë euro për lojtarin.