Arsenali me ofertë të re, Arteta bëhet trajneri më i paguar në Angli?!

Mikel Arteta dhe Arsenali do të vazhdojnë së bashku edhe për shumë kohë. Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, drejtuesit e Arsenal janë të kënaqur me punën e trajnerit.

Një rinovim që do të vijë edhe pse “Topçinjtë” kanë dështuar të fitojnë Premier Ligën në dy vitet e fundit, gjithmonë të mundur me “fotofinish” nga Man. Siti. Palët tashmë kanë një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Artetës, e cila skadon pas një viti.

Një pagë mbi 20 milionë paund (gati 24 milionë euro) në sezon është gati për trajnerin e “Topçinjve”. Kjo do ta bënte atë jo vetëm trajnerin më të paguar në historinë e Arsenalit, por edhe më të paguarin në Premier Ligë dhe sigurisht se është një pagë më e lartë se ajo e Pep Gardiola-s.

LEXO EDHE:

Back to top button