Arsenali nis bisedat konkrete për të marë sulmuesin e Lajpcigut

Arsenali ka nisur negociatat konkrete me RB Lajpcigun për transferimin e sulmuesit slloven Benjamin Sheshko, raporton gazetari Florian Plettenberg. Klubi londinez po kërkon të përforcojë repartin ofensivë përpara fillimit të sezonit 2025/26 dhe ka ndërmarrë hapa të hershëm për të siguruar një nga talentet më premtues në Evropë.

Andrea Berta, e cila luan një rol kyç në këtë proces, thuhet se zotëron të gjitha detajet rreth klauzolës së lirimit të lojtarit, strukturës së pagesës dhe kushteve të përgjithshme të marrëveshjes. Aktualisht, Arsenali është i vetmi klub në kontakt të drejtpërdrejtë me Lajcigut, duke i vendosur ata në një pozicion të favorshëm për të përmbyllur marrëveshjen para se të hyjnë klube të tjera në garë.

Sheshko, i cili sapo ka mbushur 22 vjeç, ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe është krahasuar shpesh me Erling Haaland për shkak të përzierjes së tij të fizikës, shpejtësisë dhe teknikës. Ndërkohë, edhe Man. Junajted ka shfaqur interes, por deri tani nuk ka pasur ndonjë kontakt zyrtar me klubin gjerman.

Dështimi i Lajpcigut për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve mund ta shtyjë klubin të shqyrtojë shitjen, veçanërisht nëse Arsenali vepron shpejt dhe përmbush kërkesat financiare.

LEXO EDHE:

Back to top button