Arsenali përcakton objektivin kryesor për merkaton e verës

Klubi anglez, Arsenali po kërkon një marrëveshje për yllin dhe kapitenin e Uest Hemit, Deklan Rajs.
Mesfushori anglez është në krye të listës së dëshirave të Topçinjve, të cilët kërkojnë një mesfushor të ri për sezonin 2023/24. Sipas mediumit “football.london”, “Topçinjtë” do të kërkojnë të shpenzojnë shumë gjatë verës për të fituar Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
Arsenali i ka dhënë Man. Sitit një avantazh të madh në garën për titull në Premier Ligën dhe kjo erdhi shkaku i zgjedhjeve të pakta në ekip. Pas humbjes 4-1 ndaj Sitit, skuadra e Mikel Artetës e di se liga nuk është në duart e tyre për këtë sezon.

Megjithatë, ata do të shpresojnë se sigurimi i lojtarëve si Rajs do t’i lejojë ata të shkojnë një hap më tej në sezonin e ardhshëm. Përveç Rajsit, Arteta ka konfirmuar gjithashtu se ekipi ka nevojë edhe për një qendërmbrojtës tjetër.