Arsenali përshpejton bisedimet për të angazhuar David Raja-n

David Raja ka qenë një nga portierët më të mirë në elitën e futbollit anglez viteve të fundit. Portieri spanjoll sidomos me paraqitjet e fundit ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane dhe shumë oferta ka për të.

Edhe pse pritej t’i bashkohet Bajern Munihut, është gjiganti anglez Arsenal që është futur fuqishëm tani në garë për transferimin e spanjolle. Aaron Ramsdale nuk jep shumë siguri derisa trajneri Arteta ka menduar afrimin e Raja-s për ta kompletuar portën dhe në përgjithësi repartin defensivë.

Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 45 milionë euro që do ta kënaqnin Brentfordin për transferimin e Raja-s. Bajerni ishte top favorit për nënshkrimin e portierit spanjoll, mirëpo rekordmenët gjermanë kanë kërkuar prej kohësh të ulnin çmimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button