Arsenali vendos rekord të jashtëzakonshëm në Premier Ligën e Anglisë

Skuadra e Arsenalit regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Premier Ligën e Anglisë, për të mbajtur hapin me Mançester Sitin dhe Liverpullin, në garën e tyre për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta triumfoi me rezultatin 4:1 ndaj Njukasëllit dhe me këtë rast vendosën një rekord të ri.
Faqja e specializuar e statistikave, “Opta” bëri të ditur se Arsenali është bërë skuadra e parë në historikun e Premier Ligës që shënon dy ose më shumë gola në pjesën e dytë në shtatë përballje radhazi në elitën e futbollit anglez.