Arsimi merr 3 pikë në terrenin e vështirë të stadiumit në Kratovë

Me përballjen në mes Sileksit dhe Arsimit, nisi java e 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në kushte jashtëzakonisht të vështira në stadiumin e qytetit të Kratovës, futbollistët e dy skuadrave dhanë maksimumin, që në fund të shohim 4 gola.

Arsimi më mirë u gjend në terrenin e vërshuar me ujë dhe shënoi golat me ndihmën e Hurkiçit, Ajdinit dhe Taipit, ndërsa Mirçevski shënoi golin e vetëm për vendasit.

Në ndeshjet e tjera, të shtunën, në orën 12.30, Pelisteri takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa vetëm 30 minuta më vonë, Brera sfidon Tikveshin. Të dielën, në orën 12.30, Struga Trim Lum përballet me Bashkimin, ndërsa në orën 13.00, në stadiumin pran FFM-së, Vardari takohet me Shkupin. Ndeshja e fundit e javës së 15-të zhvillohet të hënën, në orën 13.00, kur takohen Shkëndija dhe Rabotniçki në stadiumin në Tetovë.

 

Liga e Parë – Java 15

Sileks 1–3 Arsimi

E Shtunë

Pelister – Makedonija GJ.P. 12:30

Brera – Tikvesh13:00

E Diel

Struga – Bashkimi 12:30

Vardar – Shkup13:00

E Hënë

Shkëndija – Rabotniçki13:00

LEXO EDHE:

Back to top button