Arsovska: Nis puna për realizimin e projekteve në 82 ditët e para

Pavarësisht retorikës dhe akuzave të shumta gjatë fushatës parazgjedhore kundrejt njëri- tjetrit, sot Petre Shilegov dhe Danela Arsovska shtrënguan duart në  zyrat e Qytetit të Shkupit. Shilegov e mirëpriti, ndërsa Arsovska e përcolli. Ish- kryetari i qytetit të Shkupit, Shilegov kishte vendosur që të priste me lule Arsovskën e cila do të drejtoje me këtë komunë gjatë 4 viteve të ardhshme. Para mediave Petre Shilegov tha se e ka njoftuar Arsovskën me çështjet më të rëndësishme, duke shtuar se pret që ajo së shpejti të njoftohet me problemet e qytetit, i cili, sipas tij është kompleks në shumë fusha. Arsovska tha se  që sot nis puna për realizimin e projekteve të premtuara për realizim në 82 ditët e para. Ndër premtimet më të zëshme të  Arsovskës  janë transport publik falas, gjetjen e zgjidhjes për trafikun e ngarkuar, parqe të mëdha në disa komuna të Shkupit, rritje të pagave në ndërmarrjet publike, e të tjera.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që së bashku, që nga dita e parë, të fillojmë të punojmë qartë, transparente, me zell, ndershmëri dhe përkushtim për të gjitha ato projekte që ishin në vizionin dhe programin për Shkupin modern dhe evropian. Por, është edhe më e rëndësishme që nga sot, nga dita e parë e mandatit tim si kryetar i Qytetit të Shkupit, të fillojmë me realizimin e të gjitha atyre projekteve të planifikuara për realizim në 82 ditët e para.”- deklaroi Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button