Arsyeja e largimit, Gundogani i zhgënjyer nga oferta e klubit

Mesfushori Ilkay Gundogan planifikoi të vazhdonte karrierën e tij në Man. Siti përpara se të pranonte një ofertë nga Barcelona.

32-vjeçari, kontrata e të cilit me “Qytetarët” skadon në fund të këtij muaji, ka marrë oferta nga klube të ndryshme, përfshirë edhe vetë Man. Siti. Udhëheqja e gjigantit anglez synonte të vazhdonte bashkëpunimin me Gundoganin dhe vetë mesfushori ishte i vendosur të qëndronte, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Sipas gazetarit Sam Li, kapiteni priste një kontratë më të gjatë, por drejtuesit nuk mundën ta plotësonin këtë kërkesë, gjë që i lejoi Barcelonës të dilte fituese në luftën për lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button