Arsyetohet Hamilton: Shtypa butonin e gabuar

Pas aksidentit të Maks Verstapenit me “Red Bull” në pistën e Baku-s dhe rifillimit të garës 2 xhiro nga fundi, piloti britanik i Mercedes, Luis Hamilton, pati shansin e madh të fitonte në Azerbajxhan. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi dhe britaniku, 7 herë kampion bote në Formula 1, bëri një nga gabimet e pakta në karrierën e tij në rinisjen e garës. Në fund u ndal në vendin e 15-të.

“U nisa mirë, por shtypa një buton të gabuar në kthesën e parë, ndaj përfundova drejt dhe dola nga trajektorja. Më vjen keq për këtë gabim dhe për skuadrën. Nuk e kisha aspak idenë që kisha shtypur atë buton. Natyrisht që është një përvojë e shëmtuar e zhgënjyese, pasi punuam fort për t’u rikthyer te fitorja. Në fund humba”, tha Hamilton, që pas 54 garash radhazi nuk arrin të marrë asnjë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button