Art me lule në rrugët e Italisë
Art me lule në rrugët e italisë

Një shpërthim ngjyrash shtrihet në gjatësinë e kësaj rruge në Genzano, një qytet i vogël afër Romës. Është një qilim me lule, i krijuar për të shënuar festën katolike të Corpus Christi. Artistët e luleve vendosin lulet dhe farat në vendin e duhur për të sjellë në jetë modelet e ndërlikuara.Kjo njihet si ‘Infiorata’ dhe duhen 350,000 lule për të prodhuar shfaqjen spektakolare. Çdo vit, rruga që të çon në kishën e Santa Maria në Cima është zbukuruar me lulëzime.
“Këtë vit për edicionin e 244-të të ‘Infiorata’, tema është ‘Toka jonë Nënë’. Piktura që kam projektuar titullohet ‘gëzimi që të jep një lule nuk ka fund’ dhe është frymëzuar nga piktura e famshme e Titianit ‘Flora’ e vitit 1515. Ajo që kam projektuar është banderola klasike, e cila përbëhet nga një figurë qendrore e bërë nga farat e misrit, orizi, farat dhe lëvorja e pishës, të gjithë elementë me origjinë natyrore, me një tapet me lule në kornizën e pikturës”, deklaroi Françeska Derasmo, artiste. /Alsat.mk