“Artemio Franki” i plotësuar deri në fund, shiten biletat për sfidën Fiorentina-Milan

Tani është zyrtare. Stadiumi i Firenzes do të jetë i mbushur plot me tifozë për ndeshjen Fiorentina-Milan. Këtë e konfirmoi edhe vetë klubi violë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nisur edhe një mesazh falënderimi për rreth 33 mijë tifozë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës në “Artemio Franki”.

“Pasioni ynë. Fansat kanë bërë diferencën! Falenderojmë nga zemra të gjithë! Forza Viola!” – Shkruhet ndër të tjera në postimin e Fiorentinës.

LEXO EDHE:

Back to top button