Arteta: Derbi ndaj Totenhamit? Dhimbje koke pozitive

Mikel Arteta e di mirë se rruga drejt titullit kampion për Arsenalin e tij kalon nga derbi i vështirë me rivalët e Totenhemit këtë të diel. Ai ka një skuadër me shumë pak mungesa në këtë fund sezoni, e cila i jep dhimbje koke pozitive në javët e mbetura.

“Është një dhimbje koke pozitive. Unë e shoh se sa shumë lojtarë e duan titullin dhe sa shumë duan që të gjithë që të jenë titullarë dhe të kontribuojnë në ekip dhe të ndikojnë në skuadër në mënyrën e duhur. Kështu që është gjithmonë e vështirë edhe pse është pjesë e punës. Ata janë plotësisht të gatshëm të dalin në fushë në çdo kohë që na duhen, të përpiqen dhe të na ndihmojnë të fitojmë ndeshje dhe shpirti është shumë i mire,” tha mes tjerash Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button