Arteta: Isha gati ta merrja me shpulla Saka pasi humbi penalltinë

Arsenali shkoi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Real Madridin, por për “Topçinjtë” nuk ishte një përballje e lehtë. Sidomos pasi skuadra londineze humbi një penallti me Bukajo Saka në pjesën e parë.Kur kujton këtë episode, trajneri Mikel Arteta humb kontrollin.

“Kur Saka humbi atë penallti isha gati të hyja në fushë dhe ta merrja me shpulla. Ai e mori atë vendim, por unë isha i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte mendërisht. Gjithsesi, ne fituam dhe Saka më pas shënoi një gol në pjesën e dytë. U kualifikuam dhe meritë për këtë ka edhe ai, pasi luajmë në grup dhe Saka dha ndihmesën e tij të madhe. Rëndësi ka kualifikimi”, tha Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button