Arteta: Rekordet duhet të sjellin trofe, mirëpo ne nuk morëm asnjë

Për të dytin sezon radhazi Arsenali duhet të kënaqet me vendin e dytë në Premier Ligë pas Man. Sitit. Skuadra londineze fitoi 2-1 në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Everton, por kjo nuk mjaftoi.

“Urime Man. Sitit për fitimin e Premier Ligës. Ne u përpoqëm, patëm një sezon rekord në shumë aspekte, por rekordet duhet të sjellin trofe dhe ne nuk morëm asnjë. Kjo është keqardhja më e madhe e këtij sezoni, sepse ne vërtet donim të bënim diçka të veçantë përë tifozët tanë. Kur shikon atmosferën që ata kanë krijuar, mënyrën se si ata mbështesin ekipin dhe lojtarët, është e pabesueshme”, tha trajneri i Arsenalit Mikel Arteta.

 

“Pavarësisht kësaj, ne duhet të shikojmë në perspektivë. Shpresojmë të jemi edhe më të mirë në të ardhmen. Tani duhet të ndalemi dhe të reflektojmë për të gjitha vendimet që kemi marrë dhe përparimin që po bëjmë në klub”, u shpreh trajneri i Arsenalit.

 

“Tani duhet të tregojmë dhëmbët. Nëse vërtet duam të fitojmë, duhet të bëjmë një hap tjetër përpara, të jemi shumë agresivë, shumë të vendosur. Duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë më të mirë se kundërshtarët tanë”, tha në fund Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button