“AS” konfirmon krijimin e Superligës, me 18 skuadra

E përditshmja “AS” konfirmoi se së shpejti do të krijohet Superliga e Evropës, një garë e re e klubeve të mirënjohura të Evropës, me çka konfirmoi storjen e mediave britanike, të cilët javën e kaluar paralajmëruan krijimin e kësaj gare. Superliga do të zhvillohej në formatin e njëjtë si edhe NBA, ndërsa në të do të garronin 18 skuadra , të cilët do të luanin në terrenin vendas dhe në transfertë, pas së cilës do të pasojë faza e plej offit.

Ish presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, në largimin e tij nga skuadra katalonase paralajmëroi se Barcelona ka rënë dakord që të luajë në këtë garë, ndërsa Real Madridi ende nuk ka asnjë përgjigje, por Atetletiko Madridi është dakord që ti bashkohet kësaj gare.

Sipas “AS” skuadrat si PSZH, Mian, Inter, Bajern Munih dhe Juventus janë vetëm disa nga skuadrat që janë gati të bashkohen garës elitare, ndërsa në mesin e skuadrave të para, përmenden skuadrat e Liverpullit dhe Man. Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button