“AS”: Kristiano Ronaldo drejt Barcelonës

Një lajm sensacional vjen nga Spanja. Prestigjozja “AS”, raporton se presidenti i Barcelonës po mendon për surprizën e madhe në merkato. Mësohet se Zhoan Laporta ka darkuar me menaxherin Horhe Mendes dhe një nga temat e diskutimit ishte Kristiano Ronaldo.
Portugezi dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid, për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe një pistë tashmë është edhe Barcelona.
Bajern Munihu po vazhdon të bllokojë Levandovskin, që kërkohet me ngulm nga Barcelona. Në këto kushte, klubi katalanas mund të hedh vështrimin te CR7, i cili prej vitesh ka qenë një nga rivalët më të mëdhenj të blaugranëve gjatë kohës që ishte pjesë e Realit.