AS Roma në kërkim të mesfushorit të Real Madridit

Mesfushori spanjoll, Isko ka vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës, pasi lojtari nuk është më në planet e Karlo Ançelotit, për sezonin e ardhshëm.
Lojtari spanjoll ka përfunduar kontratën me “Los Blancos” dhe do të largohet si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.
Për mesfushorin spanjoll janë të interesuar disa skuadra evropiane, ndërsa ndër to më insistuese është skuadra italiane e Romës, fitues e Ligës së Konferencës.