AS Roma reagon shpejtë, gjen zëvëndësuesin e De Rosit

Duket se Roma reagon shpejt për ta gjetur zëvendësuesin e të larguarit Daniele De Rossi. Edhe pse flitej për Massimiliano Allegrin e Tomas Tushellin, drejtimin e Romës pritet ta marrë trajneri kroat Ivan Juriç.

Trajneri kroat tanimë ka zbarkuar në kryeqytetin italian dhe do të ulet për të biseduar me drejtuesit e Romës. 49-vjeçari ka punuar viteve të fundit në Serie A, derisa ka drejtuar skuadrat si Xhenoa, Verona dhe Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Roma pritet ta zyrtarizojë afrimin e trajnerit kroat.

LEXO EDHE:

Back to top button