As te Inter e as te Çellsi, por në Arabinë Saudite

Romelu Lukaku mund të transferohet te skuadra e Al-Hilal në Arabinë Saudite. Lajmin e konfirmon “Goal.com”, që thote se skuadra e Çellsit është gati ta shesë sulmuesin belg te skuadra arabe, që është gati të paguajë për të blerë 100% kartonin e lojtarit.

Mediat sqarojnë se oferta për Lukaku kishte mbërritur që para finales së Ligës së Kampionëve, ndaj dhe belgu ka fluturuar ditën e diel direkt për në Arabi dhe nuk është kthyer me skuadrën në Milano. Bashkë me sulmuesin ka qenë edhe menaxheri i tij, që do të diskutojnë me skuadrën arabe për detajet.

Lukaku ka luajtur sezone e fundit në formë huazimi për Inter dhe palët do të diskutonin për rinovimin e marrëveshjes. Por duket se Al-Hilal do t’u japë fund bisedimeve, pasi synon të bëjë për vete lojtarin, duke i ofruar 25 milionë euro për sezon.

Një shumë që as Inter e as Çellsi nuk mund ta konkurrojnë, ndaj dhe sulmuesi 30-vjeçar është duke u menduar për këtë transferim. Edhe “blutë” e Londrës po përpiqen ta bindin belgun të pranojë, në mënyrë që të arkëtojnë paratë e transferimit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button