Asani, gol dhe asist në kampionatin e Hungarisë

Jasir Asani ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të javës së 31-të në elitën e futbollit hungarez, duke asistuar dhe duke shënuar gol në fitoren 2:1 të skuadrës së tij Kishvarda ndaj Ujpeshtit.

Kjo fitore doli të jetë shumë me vlerë për ekipin e Kishvarda-s, e cila do të luaj në arenën ndërkombëtare në sezonin e ardhshëm. Dy xhiro para përfundit të sezonit, KIshvarda ka të sigurtë pozitën e tretë, teksa aktualisht me 53 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas kampionëve të Ferencvaroshit.

Asani në minutën e katërt asistoi për Bumba-n, i cili shënoi për 1:0, ndërsa vetë shkupjani në minutën e 30-të arriti që të gjejë rrugën e rrjetës, duke ngritur epërsinë e Kishvarda-s në 2:0, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e nikoqirëve.

Për Asanin ky ishte goli i gjashtë në sezonin e tij të parë në kampionatin hungarez. Kujtojmë se fantazisti shkupjan ka bërë karrierë, duke veshur fanellën e skuadrave të Vardariy, FC Shkupit, Pobedëd dhe Partizanit të Tiranës.

LEXO EDHE:

Back to top button