Asani: Shpërngulja e të rinjve është pikë shumë ndjeshme që prek vendet e varfra

Shpërngulja e të rinjve është problematikë globale, posaçërisht më e theksuar në vendet më të varfra. Kështu vlerëson Valon Asani me profesion kardiolog, i cili ndonëse ka punuar jashtë vendit në qendra me renome botërore, sërish ka vendosur që të kthehet në vendlindje dh t’ju shërbej bashkëqytetarëve të tij, shkruan Alsat.
“Çdo njeri në jetë ka një rrugëtim dhe një pikë ku donë të arrij vetë. Unë kam pas privilegj që kam qenë jashtë dhe kam punuar në qendrat me renome botërore. Rrugën e kam pas të trasuar por puna të cilën ne e punojmë është shumë sensitive, qasja me njerëzit të cilët ballafaqohen në ato momente me jetë ose vdekje, duhet të zgjedhësh jo atë mënyrën personale të egoizmit dhe të shohësh se si të bie vetë më mirë. Unë e kam zgjedh një rrugë që për mua dhe familjen time është më e rëndë…kemi vendosur veten tonë në shërbim të pacientëve 24/7 dhe të popullatës tonë”, deklaroi Valon Asani, kardiolog.