Asani tregon për aventurën në Kore: Është një ligë e fortë

 

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani gjatë një interviste për “Panorama Sport” ka folur rreth aventurës në Kore dhe për ekipin “Kuqezi”.

Ai tha se liga koreane është tejet e fortë pasi shumë lojtarë që kanë luajtur në Europë, tani janë pjesë e kësaj lige.

“Është një kampionat i një niveli shumë të mirë. Këtu ka lojtarë shumë të mirë, që kanë luajtur në Europë me skuadra të mëdha. Kampionati është shumë i fortë dhe më pëlqen shumë stili i lojës”, deklaroi futbollisti shqiptar

Asani foli edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, ku në ndeshjen ndaj Polonisë bëri debutimin e tij dhe u pëlqye shumë nga gjithë tifozët.

“Le ta lëmë të shkuarën. E rëndësishme është që unë tani jam pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe sa herë do të më jepet mundësia, do të jap shpirtin në fushë me qëllim që të fitojmë çdo ndeshje. Jam shumë i lumtur që kam shansin të përfaqësoj fanellën kuqezi”, vazhdoi tutje Asani

LEXO EDHE:

Back to top button