Asensio: Zgjodha PSZH-në, pasi që sivjet mund të fitojmë Championsin

Mesfushori spanjoll Marko Asensio u transferua këtë verë nga Real Madrid te PSZH-ja. Në një intervistë për “RMC Sport”, 27-vjeçari foli për ndjesitë e parë me fanellën e kampionëve të Francës.

“Kisha kohë që kisha nisur bisedimet me ta dhe kur më kontaktuan për të mbyllur transferimin isha i lumtur. Më shpjeguan projektin që kishin”, tha Asensio.

 

“Luis Kampos ishte i rëndësishëm në këtë transferim dhe ndjeva besimin që kishte tek unë. Të them të vërtetën, kur më treguan projektin dhe ambicjet që kishin, situata u bë mjaft interesante. Dhe është kjo arsyeja përse sot jam këtu. Ky klub është i përkryer për ambicjet e mia, për të fituar trofe”, u shpreh Marko Asensio.

Duke folur për trajnerin Luis Enrique, mesfushori kujton bashkimin e fundit.

“Bashkë kemi qenë për herë të fundit në Botërorin e Katarit. Njihemi mirë dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë, ashtu sikurse edhe me lojtarët e tjerë. Mund të luaj kudo në sulm, si të kërkojë trajneri, pa patur një vend fiks. Gjithsesi, preferoj të jem pas sulmuesit kryesor, si anësor,” thekson Asensio.

 

Spanjolli pranon se objektivi kryesor i parizienëve do të jetë Liga e Kampionëve, një trofe që nuk e kanë fituar kurrë.

“Mendoj se nuk na mungon asgjë për të shkuar deri në fund dhe fituar atë. Është një trofe i vështirë për t’u fituar dhe ndonjëherë duhet një kombinim rrethanash. Por PSG i ka lojtarët për t’ia dalë mbanë dhe kemi projektin e duhur”, than ë fund Asensio.

LEXO EDHE:

Back to top button