Ylli gjerman, Florian Virtz ka vendosur të vazhdojë kontratën me Bajer Leverkusenin.
Siç raporton “Kicker”, Virtz do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera me kampionin aktual të Gjermanisë. Kjo është edhe lajm i mirë për të gjithë tifozët e tij, pasi që flitej për largimin e tij për te skuadra rivale për titull, Bajern Munih.
Virtz, kujtojmë ju kishte bashkuar Leverkuzenit nga skuadra e Kellnit në vitin 2020 ku shihej edhe si zëvëndësimi afatgjatë i Kai Havertz. Gjatë kësaj kohe, ai i solli titullin e parë në histori Leverkuzenit dhe po ashtu fitoi Kupën e Gjermanisë./IndeksOnline/








